Deputeti i PD jep alarmin: Një aromë si e një kufome po vret Elbasanin

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook se në Elbasan është shpërhapur një aromë që ai e krahason me të një kufome në dekompozim, e cila sipas tij “po vret”.

Postimi i plotë i zotit boçi:

Aroma që po vret!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej ditësh, krahas tymit të zjarreve që shpresojmë mos rikthehen më në Elbasan, që nga mëngjezi deri në darkë, shpërhapet një aromë qelbëse e padurueshme si e një kufome në dekompozim e sipër!!!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë këtë e vuan pjesa jugore dhe ajo jug-perëndimore e qytetit, por sidomos lagjet Skënderbej dhe Katundi i ri.

Është aroma e tymit që vjell inceneratori ankthndjellës i qytetit. Krahasuar me aromën e dikurshme te gropës afër Shkumbinit, kjo e dikurshmja duket si kujtim i një parfumi.

Banorët e shtëpive më afër, po jetojnë ditë tmerri i cili shtohet me intensitetin e aromës së qelbur, të cilën vapa e stimulon më tej.

Teoria se janë mbeturinat e peshkut që vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe se kjo situatë do jetë e përkohshme, bie lehtë, po të ballafaqosh mendimet e specialistëve dhe reagimet e qytetarëve e opozitës, në kohën kur ai ndërtohej.

Dalëngadalë nga qyteti i luleve po shndërrohemi në qytetin që qelbet erë!!! Tymi dhe era prej kufome e këtij inceneratori është paralajmërim alarmant për ne e për fëmijët tanë. p.s Mos harroni!

Ky nuk është një status politik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?