FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD krahason Gjykatën Speciale me votën e OKB: SHBA tjetër ‘vijë të kuqe’ shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, ku po tentohet që të shfuqizohet Gjykata Speciale.

Në një status në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Shehu paralajmëron se nëse do të ndodhte diçka e tillë, do të ishte po i njëjti rasti si vota e Shqipërisë në OKB.

MESAZHI I SHEHUT
Kujdes Kosova: Shfuqizimi i “Gjykatës Speciale” do të ishte përsëritje e votës tragjike të Shqipërisë në OKB!
Një tjetër paralajmërim i ashpër arrin nga SHBA ndaj shqiptarëve, duke i vendosur një “vije të dyte të kuqe”.
E para kishte të bënte me votën në OKB për atë Rezolute. Fatkeqësisht ne nuk ditëm të respektojmë e mbështesim miqtë e mëdhenj, dhe kjo nuk do të kalojë pa pasoja serioze.
E dyta ka të beje me përpjekjet që po bëhen në Prishtinë për shfuqizimin e “Gjykatës Speciale”, me pasoja tejet të renda kjo për të ardhmen e Kosovës.
Unë nuk e di nëse mbas të dy rasteve fshihet e njëjta “regji”, por dyshime të bazuara lindin.
Prej kohesh ne Ballkanin Perendimor kane ripenetruar e riaktivizuar faktore, qe duan te mbajne shqiptaret larg Familjes Europiane e Perendimore.
Kujdes, keshtu veme ne rrezik arritjet madheshtore e historike, qe shqiptaret arriten ne keto 25 vite, si asnje popull tjeter ne rruzull, te pa mundura keto pa perfshirjen totale te ShBA e te disa vendeve te BE!
Nuk po kuptoj: Pse qeveria jone qe nuk humb rast pa marre poza paternaliste, po hesht këto dite!?

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?