FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD: Mazhoranca ia ka kaluar edhe “Ferrarit”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar me kolegët e mazhroancës në komisionin e Edukimit pasi sipas tij kanë arritur kulmin e shpejtësisë duke miratuar për 15 minuta, 279 nene të ligjit për ‘Trashëgiminë kulturore’.

Boçi thotë se megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialistësh, asgjë nuk u pasqyrua.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

Swiss Digital Desktop Reklama

KULMI I SHPEJTËSISË….

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është arritur as nga Ferrari, as Lamborghini, as nga Maserati…

Jo!

Kulmin e shpejtësisë e ka kapur….Komisioni ynë parlamentar i Edukimit, me vetëm deputetët e mazhorancës.

A e mendoni?!!!

Vetëm për 15 minuta ka miratuar nen për nen, jo pak, por plot 279 nene të ligjit më të gjatë të sjellë ndonjëherë, atij të “Trashëgimisë kulturore”.

Megjithëse për këtë ligj u bënë seanca dëgjimore maratonë, me mendime nga më të ndryshme specialistësh, asgjë nuk u pasqyrua.

Momenti për diskutim dhe ndryshime të domosdoshme është pikërisht kjo fazë e diskutimit.

Por robotizimi ekstrem dhe bindja e verbër e deputetëve ka kapur majat.

Siç shihet nga proces-verbai i mbledhjes deputët thjeshtë ngrejnë dorën pas pyetjes:

Jeni dakort? (foto)

Normal askush nuk ka guxuar të dalë kundër “vijës”.

Nuk pyeten sic e lyp rregullorja: Pro? Kundër? Abstenim?

E më pas të bëhen korrigjime apo rregullime.

Lodhen pra!

Madje në nene të caktuara as nuk u merret fare dora e dakortësisë. (foto)

Thjesht kalohet ne nenet suksesive.

Ky pra është serioziteti zero i kësaj mazhorance në ligjet që servir, që po kap kulme të papara!!!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?