Deputeti i PD ngacmon Ramën për negociatat: Ku humbi “dashnori” i vettngut?

Ndërsa shtyrja e datës së zgjedhjeve është një nga pikat që po mban pezull arritjen e një marrëveshje politike që do t’i jepte fund krizës e do të fuste opozitën në zgjedhje, deputeti i PD-së, Flamur Noka zgjedh të ngacmojë kryeministrin Edi Rama.

Deri më tani flitet se opozita kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa mazhoranca e kryeministri Edi Rama duket se e kanë të panegociueshme këtë pikë. Nisur nga kjo deputeti i PD-së, Noka i kujton kryeministrit vettingun. “Ku humbi dashnori i vettingut”,- thotë ai.

STATUSI I PLOTE I NOKES
Ku humbi “dashnori”i Vettingut??? Garancia amerikane per moskapje te drejtesise e standarde zgjedhore e beri te fshihet si struci ne rere. Nga “kembengulesi”me i madh dje u kthye ne refuzuesi me i madh!!!!Valle te kete bere lojen si mashtruesi me i madh i bindur qe PD nuk do pranoje???????Vettinguuuun Edviiinn!!!!!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?