FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD: Prokuroria iu bind urdhrave të Ramës

Klevis Balliu, deputetet i Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me protestën e djeshme të opozitës para Parlamentit dhe akuzat penale të ngritura ndaj tij nga policia e Tiranës.

Në një status në Facebook, Balliu shprehet: Sot Prokuroria tregoi se i bindet urdhrave politik të IL CAPO DEI CAPI duke lëshuar fletë-rrufetë si në kohën e etërve të tyre, për arrestimin e protestuesve dhe ndjekjen penale për deputetët e opozitës.  

Reagimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Edvini mendon se na impresionon! QESHARAKE

Swiss Digital Mobile Reklama

Frika në palcë e qeverisë së krimit.

SOT Prokuroria tregoi se i bindet urdhrave politik të IL CAPO DEI CAPI duke lëshuar fletë-rrufetë si në kohën e etërve të tyre, për arrestimin e protestuesve dhe ndjekjen penale për deputetët e opozitës.

Jam krenar që s’më do policia e krimit dhe qeveria e drogës.

Me ne merruni gjithë ditën, sepse do të na keni gjithnjë përballë por duhet të lini të qetë qytetarët të cilët u bashkuan në protestë kundër narkoshtetit.

I bëj thirrje organeve kompetente që të lirojnë nga burgu protestuesit. Lironi nga burgjet e drogës shqiptarët, të rinj e të reja, burrat e gratë e këtij vendi që kërkojnë drejtësi.

Ne do të na keni përballë.

Edvin s’ke parë gjë akoma!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?