FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD publikon foto nga seanca: Prokuroria paraqet si prova 5 bidonë

Deputetët e PD-së Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Aldo Bumçi, janë disa nga deputetët e opozitës që po ndjekin nga afër seancën e zhvilluar te Gjykata e Krimeve të Rënda për 11 protestuesit e arrestuar të enjten, nga përplasja me policinë.

Salianji ka publikuar foto nga seanca, sipas të cilit Prokuroria paraqet si prova materiale 5 bidonë dhe dy pankarta.

“Nëse vjedh, trafikon, merresh me prostitucion, me vrasje, me korrupsion Rilindja të bën deputet, ministër dhe të promovon! Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg! Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!”, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?