Deputeti i PD-Ramës: “Duar bosh” dhe në hall, fshihet si struci mbas “3D”-ve

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për projektet që ky i fundit prezanton në “3D”.

Përmes një statusi në “Facebook” Shehu është ndalur tek sistemi i shëndetësisë, ndërsa shton se: “Është mirë që u “harrua” gënjeshtra “shëndetësi falas”, por ai nuk thotë asgjë as për atë se si do të jetë e ardhmja e kontributeve direkte”.

REAGIMI I SHEHUT
Kryeministri “duar bosh” e në hall edhe sot si struci fshihet mbas “3D”, në vend që t’u përgjigjet pyetjeve për politikat e strategjitë e zhvillimit të shëndetësisë!
Ristrukturime spitalesh, maternitetesh, qendrash shëndetësore, importime autoambulacash etj, janë realizuar në vazhdimësi në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto në tërësi nuk duhet të përbejnë objekt mburjesh kryeministeriale, sidomos kur “ofrohen në 3D”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri duhet të shpjegojë së pari cilat janë strategjitë, duke filluar nga politikat e financimit të sistemit shëndetësor, për nxjerrjen e tij nga varfëria Afrikane.

Eshtë mirë që u “harrua” gënjeshtra “shëndetësi falas”, por ai nuk thotë asgjë as për atë se si do të ë e ardhmja e kontributeve direkte.

Ai duhet të sqarojë se drejt kujt forme menaxheriale do të shkojë sistemi spitalor, që vetëm po tkurret, përqëndrohet e centralizohet çdo ditë e më shumë, duke u larguar nga koncepti “spitali ndërmarrje” e nga vetë qytetarët, si në Afrike?

Po sistemi parësor çfarë të ardhme ka ndërsa edhe decentralizimi i arritur më parë u transformua në tej-centralizëm, për të mos folur këtu për “profesionistin e lirë”.

Kryeministri duhet të paraqesë politikat farmaceutike të qeverisë, për sigurimin e medikamenteve bazë spitalore, për zgjerimin e rimbursimit, për sigurinë medikamentoze etj, që sot janë në “pikë të hallit”.

Po kështu ai duhet të shpjegojë strategjitë për rritjen e numrit të mjekëve të përgjithshëm e specialistë, që është ulur në nivelet e Afrikës Qendrore.

Ai duhet të bëjë transparencë rreth “Operatorit Shëndetësor”, të cilin megjithëse e krijoi vetëm me një VKM, nuk thotë asgjë për këtë vendim tërësisht shkatërrues e korruptiv, shumë më tepër ky edhe se sa Check app-i vetë!

Une e kuptoj që për Kryeministrin këto janë kolona shumë të vështira e “të pa paraqiteshme ë 3D”, por përsëri unë e ftoj atë të “nxjerrë kokën nga rëra” e te…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?