FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i PD-së Edmond Spaho nxjerr, pa dashje, pazarin e fshehtë Rama-Basha

Deputeti i PD-së Edmond Spaho ka bërë një deklaratë të fortë, teksa ka disa ditë, që pas marrëveshjes, që janë shtuar zërat që thonë se do ketë një aleancë paszgjedhore mes PS dhe PD.

Spaho e ka përforcuar këtë ide duke deklaruar se pas zgjedhjeve të 25 qershorit LSI dhe PDIU  do dalin në opozitë. Por nuk tha asnjë fjalë kundër Edi Ramës. Ndërkohë që po sot edhe analisti Andi Bushati foli për një krenar të mundshëm të një koalicioni post zgjedhor PS-PD.

“Jemi pranë fitores së 25 Qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjente për arritjen e suksesit në 25 Qershor. Ju jemi mirënjohës për kontributin e dhënë gjatë protestes së 3 muajve të fundit, pasi PD ka meritën për krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. PD ndërkombëtarizoi çështjen e kanabizimit të Shqipërisë për t’i dhënë fund ketij fenomeni. Në tre muaj i rrëzuam gjysmën e qeverisë Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimit etj. Ndërpremë për herë të parë koalicionet parazgjedhore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 Qershorit”,- tha deputeti, i pranishëm në një aktivitet të Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. Pra nënkryetari PD pranon pazarin Rama-Basha. Ndanë pushtetin para zgjedhjeve dhe kanë pazar për ta rindarë përsëri pas zgjedhjeve te 25 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?