Deputeti i PS: Feja e shqiptarit është … familja
Deputeti socialist, Ervin Bushati nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtares Fildeze Hafizi dhe për incidentin e djeshëm me monumentin e Skënderbeut.
Bushati shkruan se nuk është koha të flasim për incidente të stisura por duhet të veprojmë seriozisht për dhunën në familje. “Nëpër shekuj, vetëm Familja i ka ruajtur Shqiptarët!”, shkruan Bushati në Facebook.
Shkrimi në Facebook i Ervin Bushatit:
FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË … FAMILJA.
Feja ka Mision të mbrojë Jetën, Familjen & Shoqërinë.
Mesazhet e Paqes pikërisht Sot, janë për Harmoninë dhe Dashurinë — janë për Familjen!
Diskutimi ynë për një shoqëri më të drejtë fillon te Familja, ndaj debatet vijnë të shurdhëta nga Sheshi – qoftë ai publik apo mediatik.
Debatet Sot janë shterpë; kur Dje u bë Kurban Familja!
Dhuna në familje zakonisht konsiderohet si çështje private: por është ajo që sjell më shumë krim dhe viktima në shoqërinë shqiptare.
Ngrini zërin për çështjet që rëndojnë familjen & shoqërinë shqiptare: NE, Burrat duhet të flasim të parët!
Meshkujt e vërtetë e mbrojnë Gruan, Motrën, Nënën! DHUNA nuk të bën BURRË! Shtëpia është Tempulli ynë i Parë; Besimi i vërtetë fillon nga Familja jonë! Nëpër shekuj, vetëm Familja i ka ruajtur Shqiptarët! BESIMI IM ËSHTË FAMILJA!
KOHA JONË SONDAZH

