Deputeti i PS i kujton Ramës grevën e urisë kundër PD: Uroj që sakrificia t’ia ketë vlejtur

Në përvjetorin e shtatë të mbylljes së protestës së opozitës së asaj kohe, tashmë në pushtet, deputeti socialist në largim, Artan Gaçi ka bërë një postim online.

“Ne kete pervjetor te shtate, shpreh mirenjohjen me te sinqerte per te gjithe ato gra e burra qe u bene bashke e sakrifikuan 20 dite e nete nga jeta  e shendeti i tyre per nje kauze aq te madhe e aq te qenesishme per te gjithe ne. Voten e lire!

Nje perqafim per cdo grevist, njerez publike e njerez te zakonshem qe me sakrificen, idealizmin e modestine e tyre, bene te mundur greven me serioze e patriotike te organizuar ndonjehere ne kete vend, e qe cdo dite e me shume, vetem lartesohet  ne syte cdo shqiptari te pergjegjshem.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uroj me zemer qe cdo pike gjak qe humben, e cdo dite sakrifice e gjithesecilit, te kete sherbyer e vlejtur sadopak per rindertimin e ketij vendit tone te lodhur nga intrigat e padrejtesite, por qe nuk rresht ende se besuari se Shqiperia me shqiptaret do te behet, e qe fale, edhe kesaj sakrifice do te jete nje vend me i mire per te gjithe pa dallim,” shkruan Gaçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?