Deputeti i PS-së: Vettingu për politikanët, do sjellë tërmet në politikë

Pritet që pas reformës në drejtësi, pas gjyqtarëve dhe prokurorëve, radhën do të kenë politikanët. Kështu u shpreh deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga, transmetuar në Report Tv. Ai shtoi se reforma tek politikanët do të nis nga vetë ata që sot janë në pushtet.

”Do të ketë, reforma në drejtësi ka tre pika vetting te gjyqtarët, te prokurorët e pasi të mbarojnë në sistemin e drejtësisë prokurorët që do jenë në punë do të kenë target drejtorë, ministra,zvministra, kryeministra. Do të ketë një skanim të hollsishëm të të gjithëve, politika do të pastrohet, reforma në drejtësi ka vettingun edhe në politikë, sa më shpejt të bëhet, të vihet në vijë gjyqësori, është rasti i ngjashëm me Rumaninë por ligji ynë do të jetë shumë herë më ashpër nga sa mendojnë njerëzit, është një ligj që nuk do të fal asnjeri”,-u shpreh ai.

Ndalur tek vettingu në polici, si një ish-drejtues i Policisë, Ndreu theksoi se kjo nismë do të ndikojë pozitivisht në pastrimin e strukturave të policisë, pasi ka ende zyrtarë të përfshirë në afera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur tek një nga çështjet më të debatuar në Shqipëri,ajo e drogës Ndreu u shpreh se në vendin tonë problem mbeten drogërat e rënda. “Në lidhje me drogën që kalon në Ballkan nga Shqipëria kalon vetëm 25% ndërsa 75% e rrugës ballanike për drogën e zë porti i Igumenisëcs”,-u shpreh Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Me këtë llogjikë, me shumë gjasa do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse në parlament ka shumë figura në pikëpyetje?

Po të dëgjosh sot të gjithë ata që merren me politikën shihen si të përfshirë ne korrupsion në trafik. Kjo është skemë e krimit të organizuar për të hedhur baltë mbi ata që janë zyrtarë të pastër.

Kush e organizon këtë krim?

Qëllimi i organizatave kriminale është paraja.

Mund ta themi cili është trafiku më i rrezikshëm në Shqipëri?

Nuk kam ndonjë evidencë të qartë por droga është një porblem që po shkon drejt zgjidhjes, përfshirë drogat e lehta dhe të rënda. Përsa i përket drograve të lehta kemi qenë vend origjine por po shkon dejt zhdukes, problem mbeten drogërat e rënda. Në lidhje me drogën që kalon në Ballkan nga Shqipëria kalon vetëm 25% ndërsa 75% e rrugës ballanike për drogën e zë porti i Igumenicës./Shqiptarja/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?