Deputeti i PS: SHISH-i jashtë kontrollit! Ku shkojnë fondet? Kush përgjohet?

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia deklaroi në Report Tv se Shërbimi Informativ Shtetëror është jashtë kontrollit të Kuvendit.

Në emisionin “45 Minuta” me gazetarin Denis Minga, Qefalia u shpreh se fakti që nuk ka një ligj për të kontrolluar SHISH nuk dihet se ku shkojnë fondet, apo kush përgjohet.

Ai theksoi se në legjislaturën e re të Kuvendit në Shtator do të jetë nismëtar për diskutimin dhe miratimin e ligjit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mungon një kuadër ligjor që të monitoronte SHISH, momentalisht është i pakontrollueshëm. Parlamenti nuk arrin ta kontrollojë plotësisht SHISH për shkak të mungesës së një ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flitet për një ligj, por ende jo, nuk kontrollohen fondet e SHISH, ku shkojnë? Fondet të bëhen transparente dhe jo tu jepen njerëzve të politizuar.

SHISH nuk ka qenë në performancën e duhur për të dhënë informacion në kohë për grupet kriminale, ka qenë i përdorur politikisht nga deklaratat e PD.

Përplasjet me kreun e SHISH kanë qenë për detyrën dhe jo politike. Ne kemi stonuar, pasi ne kërkonim të ushtronim, por kontroll hasim vështirësi nga opozita, pasi nuk kishte kuadër ligjor.

Kohët e fundit ka një far refleksioni, sikur është vendosur në shina. Zoti Ajazi do të ndjehet më komod duke pasur këtë kuadër ligjor dhe këtë nën komision i vendos edhe ata në pozita pune.

Nuk e di nëse janë përgjuar persona të një krahu politik apo tjetri, pasi nuk kam informacion. Ne kërkuam informacion, por u stopuam.

Në Kuvendin e ri do të kërkoj që të miratohet drafti që është ende në sirtar, me qëllim që krimi të goditet, drafti ka mbështetjen  e ndërkombëtarëve. Ligji i ri për SHISH nuk përfshin ndryshimin e drejtorit” deklaroi ai.

VIDEO-Emisioni 45 Minuta, i ftuar Xhemal Qefalia

Xhemal Qefalia: Gjeneral Çako nuk largohet
Deputeti i PS vlerësoi luftën kundër drogës nga policia, ndërsa deklaroi se me punën e bërë deri tani largohet cdo hamendësim për largimin e Çakos nga detyra.

Pozicioni i Çakos largon cdo hamendësim për largimin e tij, pasi po punon me profesionalizëm. Hedh poshtë akuzat që janë bërë ndaj tij gjatë fushatës. Gjeneral Cako ka një meritë për punën që ka bërë deri tani.

Këtë vit ka më shumë seriozitet për luftën kundër drogës, ka një angazhim të të gjitha organeve ligjzbatuese ka një gërshetim. Kam parasysh SHISH, prokurorinë, gjykatat, ministria e Mjedisit, Bujqësisë dhe ekspertët. Edhe vitin e kaluar ka pasur përpjekje të jashtëzakonshme” deklaroi ai.

Xhemal Qefalia: Të largohet teknikët e PD
Xhemal Qefalia ishte në të njëjtën linjë me Ramën përsa i përket ministrave teknikë, kur deklaroi se duhet të largohen pasi e kryen misionin e tyre. “Ata nuk vijnë si produkt i votës, por i një marrëveshje, për monitorimin e zgjedhjeve, procesi përfundoi.

Misioni i tyre ka përfunduar, pasi ardhja e ministrave të tjerë bën të mundur që të ketë një objektiv më të madh për të përmbushur objektivat e qeverisë.

Procesi përfundoi dhe misioni i tyre është i pavlefshëm më. Është në ndërgjegjen e tyre, po të isha unë, në përfundim të zgjedhjeve do të largohesha, nuk kanë pse të presin shkarkimin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?