Deputeti i PS, Vladimir Kosta: Rama-Basha, si kryetarë kooperative
Largimet e deputetëve të njohur nga listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 qershorit kanë sjellë reagime nga të gjitha kampet politike. Deputeti i PS-së, Vladimir Kosta shkruan në Facebook se demokracia e brendshme në partitë politike ka marrë fund. Ndërsa i cilëson kryetarët e partive kryesore si kryetarë kooperative që bëjnë qoka dhe jo si drejtues politikë.
Ai vlerëson qëndrimin e deputetit demokrat, Astrit Patozi duke bërë thirrje për një revolucion real dhe jo imagjinar politik ndaj partive të vjetra.
“Astrit Patozi ka bërë analizën më të saktë për vdekjen e demokracisë brenda partive. I bashkohem thirrjes së tij për revolucionin jo imagjinar politik në vend. Nuk diskutohet më fati individual apo i partive, por fati i Republikës. Sot partitë kryesore janë kthyer në vende qokash nga kryetarët e kooperativave; Rama, Basha-Berisha”,- shkruan deputeti Vladimir Kosta.
KOHA JONË SONDAZH

