Deputeti i ri demokrat, Salianji: Grupi kundër Bashës është pjesë e PD

Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili në shtator do të ulët në Parlamentin shqiptar, në studion e lajmeve të Ora News u pyet në lidhje me grupin kundër kryetarit Lulzim Basha.

Salianji tha se ata janë pjesë e PD, por mendojnë ndryshe. Zëri i tyre tha Salianji nuk ka ndikuar në pjesëmarrjen e zgjedhjeve për kryëtar të PD.

Salianji: Unë mendoj që ata janë një pjesë e rëndësishme e PD, pavarësisht se kanë mendime të ndryshme të cilat diku duhen respektuar, por diku apo deri në një farë niveli hedhja me gurë nuk shërben gjatë gjithë kohës. Por mendimi i tyre është për tu vlerësuar ata janë në PD dhe nuk e di  se ku mund të bashkohen kur ata janë. Ata janë në PD, por mendojnë ndryshe.  Ka pasur një votimi dhe ndikimi i zërave kundër nuk ka ndikuar as në pjesëmarrjen për zgjedhjet për kryetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur për ftesën që LSI ka bërë për një opozitë frontale, Salianji deklaroi se PD do ta marrë në forumet e saj, por i takon LSI që ti bashkangjitet pozicionit dhe qëndrimit të PD si forca më e madhe opozitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Salianji: Është një qasje që PD do të marrë  një mendim në forumet e saj. Unë di të them që deri më sot LSI ka qenë pjesë e qeverisë, patericë e qeverisë dhe do t’i duhet kohë që përpara shqiptarëve të lajë mëkatin apo atë pjesë të bashkëqeverisjes me Edi Ramën apo të mbajtjes së Ramës në pushtet në këto 4 vjet. Në këto 1 muaj e gjysmë ka denoncuar keqqeverisjen e Edi Ramës, ndërkohë që ka qenë vetë aty pjesë dhe mund të kishte zgjedhur ta largonte kur kishte numrat në parlament. Besoj që LSI si forcë politike tani ka marrë një qasje dhe një qëndrim  ndryshe. Ka ndryshuar edhe kryetaren e partisë dhe besoj se me ndryshimin e kryetarit po duket që ka një qasje ndryshe në raport me sjelljen opozitare apo qeverisëse, por kjo i takon LSI nëse do ti bashkangjitet në pozicionin apo qëndrim PD si forca më e madhe në opozitë por edhe si forcë që ka treguar qendrueshmeri por moralitet të lartë gjatë gjithë kohës.

Salianji tha se analiza për humbjen ka nisur me përgjegjësinë që ka pasur secili deputet për zonën e caktuar. Analizës së humbjes tha ai nuk do të fshihet askush.

Salianji: Secili nga ne e ka nisur me përgjegjësitë që ka për zonën që ka mbuluar, për përgjegjësitë që ka pasur për zgjedhje do ta vazhdojmë deri në nivelin fundor. Kjo është një analizë që nuk mund t’i fshihemi, dhe nuk po dalim si fitues, por po themi problematikat që kanë shoqëruar procesin dhe më pas vijmë tek përgjegjësia dhe organizimi i PD që besoj se do të zgjidhen me pjesën organizative që vjen në shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?