FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i ri i PD hedh akuza: Ministrat teknikë nuk arritën të ndalonin…

Ervin Salianji, deputeti i ri i PD-së hodhi akuza se ministrat teknikë nuk arritën të ndalonin shitblerjen e votës, sipas tij sepse ata nuk kishin kompetenca të gjera, çka i pengoi ata të ndalonin fenomenin e shitblerjes së votës.

Salianji tha se në disa zona janë paguar edhe 200 eruo për një votë. Ai deklaroi edhe se në këto zgjedhje duhet të ishe ‘bandit’. Sipas tij, në Korçë janë dhunuar mbështetës të PD-së dhe të gjitha janë me fakte.

“Jemi në një proces dhe është evidente që ne kemi humbur. Dua të theksoj se ministrat teknikë nuk kishin kompetenca të gjera dhe nuk arritën të ndalonin shitblerjen e votës. Duhet t’i jepet fund problemit të imidimit të votës. Shitblerja e votës ishte një fenomen masiv. Në disa zona ka pasur edhe 200 euro për votë. Në Tiranë është arrestuar një zonjë që fotografoi votën pasi donte tja tregonte atij që do i jepte lekët, por ky i fundit nuk është arrestuar. Në Korçë ka pasur dhunim të mbështetësve të PD dhe të gjitha janë me fakte. Në këto zgjedhje duhet të ishe bandit”,-u shpreh Salianji në News 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Ervin Salianji komentoi edhe pjesëmarrjen e ulët në votime, ku sipas tij përkrahësit e PD janë kërcënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendoj se rënia e numrit të përgjithshëm të votuesve të PD ka qenë për shkak të kërcënimeve ndaj përkrahësve të PD. Pra nëse do shkoni të votoni nuk do merrni legalizime dhe do hiqeni nga puna”,-tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?