FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti: Mbani frymën, nga nesër “124” kriminelët e rrezikshëm nuk do…

Të dielën, Partia Socialiste mban Asamblenë e parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku pritet të prezantohet qeveria e re dhe ministrat që do të drejtojnë në kabinetin qeverisës. Deputeti i PD, Luçiano Boçi ironizon duke shkruar në një postim në rrjetet sociale se nesër “një lajm i madh po vjen”.

Statusi

Mbani frymën sepse lajmi “i madh” po na vjen!!!!
– Nga nesër, PS shpall “qeverinë e mosvarme”…. nga PS-ja!
– Nga nesër, mbaron qeveria e duarve në tepsi dhe fillon qeveria e lezetit të tenxheres e sahanëve (lëpirësëve), e kusisë dhe kusarisë.
– Dora vetë Rama II-të, e ka shpalosur devizën për qeverinë e re:
Vidh “më shumë, me më pak” njerëz!
– Nga nesër, “124” kriminelët e rrezikshëm, pas kërcënimeve “live” të Ramës, “s’do kenë vrimë miu ku të futen”……përveç zyrës së Ramës.
– Nga nesër, hashashi shpallet “non grata”….. për qeveritarët! Është jashtë mode….. se kena nevojë për “koka”- shteti e jo për gjethe…
– Nga nesër, zjarret “do ngrijnë” nga hutimi për “zjarrmin” e plasur të qeverisë së re!
– Nga nesër shqiptarët do gjejnë “lumturinë” e humbur, sipas parimit “ishim keq, kur ishim mirë”…. përveç njërit, “hallexhiut timonier” Ramë.
– Nga nesër, shpallet, më në fund, fillimi i proçesit të hyrjes së BE – së në Shqipëri….. me atlete.
Rrnoftë qeveria!
Lavdi votuesve!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?