Deputetja e LSI, Mehmetaj: Nëse do rezistonim për disa reforma sot do ishim më të nderuar

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar dje në “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se do të donte që LSI të mos kishte mbështetur disa reforma për të mos marrë koston e tyre.

Pjesë nga deklarata:

Mehmetaj: Ka diçka që mua nuk më ka pëlqyer në këtë 4 vjeçar që kaluam, që ne si LSI pranuam që shpesh të merrnim kosto edhe të reformave që u ndërmorën nga qeveria e asaj kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk më pëlqen që jam detyruar të mbështes këto iniciativa jo vetëm me votën time por edhe duke heshtur. Ndonjëherë mund ta votoj për hir të një situate, por në momentin që e them mendimin tim jam komode dhe ndjej se kam bërë një pjesë të detyrës time.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të doja që LSI të mbante një qëndrim më të fortë për disa ligje siç është ligji i Arsimit të Lartë. Po t’i kishim ndenjur më fort disa çështjeve, jam e sigurt që disa prej tyre nuk do të ishin miratuar dhe do të ishim sot më të nderuar përballë votuesve tanë. Ka gjëra që do të doja të ndryshoja në Kodin Zgjedhor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?