Deputetja e LSI: Rama bën mbledhjen e PS në Kryeministri. Kjo është e paligjshme
Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ka cilësuar si të pamoralshme mbledhjen e sotme të kryeministrit me deputetët e PS në ambientet e Kryeministrisë.
Në një shënim në Facebook, Mehmetaj shprehet se zhvillimi i mbledhjeve të partisë në godinën qeveritare është e paligjshme dhe e pamoralshme.
“Kryeministri po bën mbledhje të PS në kryeministri. E paligjshme, e pamoralshme, e padrejtë.
Abuzim me pushtetin! Kjo nuk është Shqipëria që duam”,- shkruan Mehmetaj.
KOHA JONË SONDAZH

