Deputetja e LSI: Vendi është pushtuar nga qeveria kriminale

Deputetja më e re e LSI-së, njëherësh edhe kryetare e LRI-së, Floida Kërpaçi, është shprehur se krahas implikimit me drogën, qeveria e Edi Ramës ka ndërlidhur keqazi fatin e Shqipërisë e të Shqiptarëve me veprimtarinë më të rrezikshme, atë të lidhjes së qeverisë me krimin. Gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LRI-së, para të rinjve ajo tha se janë ata që duhet të çlirojnë vendin nga keqqeverisja.

Fjalimi

Situata që po kalon vendi është tejet e rëndë! Falë informacionit të ardhur gjatë investimit serioz të partnerëve ndërkombetarë, është tashmë zyrtare se vendi është pushtuar nga qeveria kriminale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas implikimit me drogën, qeveria e Edi Ramës ka ndërlidhur keqazi fatin e Shqipërisë e të Shqiptarëve me veprimtarinë më të rrezikshme, atë të lidhjes së qeverisë me krimin!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ketu s’kemi të bëjmë me kriminel normal. Kemi të bëjmë me krim të veshur me pushtet. Pasi ndihmoji Rilindjen që të vjedhi votën e vullnetin tuaj për të arritur super maxhorancën që sishte parë ndonjëhere në Shqipëri, krimi sot është i ulur në majat më të larta të pushtetit.

Shqiptarët nuk janë llum, apo si i etiketon Rama! Vendi është marrë peng dhe ekzistenca jonë si vend e si popull, rrezikohet rëndë nga lidhjet kriminale dhe sjelljet e papërgjegjshme të kryeministrit.

Kryeministri është fajtori më i madh i kësaj situate të cmendur që po kalojmë si vend, si popull, çdo qytetar, çdo familje! E ardhmja është e zezë për të gjithë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, nëse nuk e shkulim njëherë e përgjithmonë qeverinë kriminale e të rivendosim demokracinë funksionale në vend.

Alarmante situata në shkolla, shpërndarja e pakufizuar e drograve. Asnjë mekanizëm ndalues. Nuk ka punësim sepse qeveria ka drogë, nuk ka arsim e shëndetësi sepse qeveria ka DROGË, nuk do të ketë kurrë Shqipëri Evropiane për aq kohë sa qeveria do të vazhdojë të jetë e lidhur me drogën e krimin e do pengojë drejtësinë në punën e saj.

Duhet ti themi JO KEQQEVERISJES dhe Ramës IK, duke folur me çdo të ri dhe të re, me prindërit e tyre, për ti bërë pjesë të misionit dhe punës sonë, që sëbashku të çlirojmë Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Është koha për veprim!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?