Deputetja e PS: Hetimi për deputetët e opozitës ka nisur. Mund t’u hiqet mandati
Ndërkohë që Prokuroria është e paqartë për procedimin ndaj 10 deputetëve që morën pjesë në protestën e së hënës, deputetja juriste e PS, Klotilda Ferhati thotë e sigurt se hetimi ndaj tyre ka nisur. Ajo parashikon dhe ndëshkime ligjore për kolegët e saj.
E ftuar në Fax News, Ferhati u shpreh se të gjithë ata që kanë shkelur ligjin do të përballen me pasoja, qoftë një qytetar i thjeshtë, deputet i opozitës apo i maxhorancës.
“Nuk ishte thjeshtë një protestë, por kishte shkelje rregullash: ushtrim dhune, fyerje e punës së një institucioni.
Duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithçka që bëjnë. Njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë edhe deputetët kur shkelin ligjin mbajnë përgjegjësi. Ka nisur hetim dhe përgjegjësia do të mbahet sipas ligjit.
Duhet të presim përfundimin e hetimeve për të parë se çfarë përgjegjësie penale rëndon mbi të, për të ditur nëse i rrezikohet apo jo mandati. Gjithçka do të zbardhet shumë shpejt dhe për këdo që ka shkelur ligjin do të merren masat përkatëse”, tha deputetja e PS-së.
KOHA JONË SONDAZH

