FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetja e PS: Ja pse nuk ka më kohë që Lulzim Basha të hyjë në zgjedhje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka komentuar situatën politike, ku ka përjashtuar të gjitha mundësitë që opozita të hyjë në zgjedhje më 18 qershor, datën e dekretuar, siç tha ajo.

“Ç’mund t’ju them tani që ka filluar printimi i fletëve të votimit, afati për ta ka skaduar që më 8 Maj, kohë që iu kishte lënë kryeministri”.

Duke deklaruar se tryeza e negociatave nuk duhet përdorur për të ndarë pushtetin, deputetja Gjylameti tha se koha për opozitën ka mbaruar tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kushtetuta thotë që datën e zgjedhjeve dekreton presidenti. Zoti Rama është ulur disa herë në tavolinë, kjo është zgjedhja e tyre, ne e kemi të gjithë diskutimin me qytetarët shqiptarë që të garantohet vota e lirë”,- tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me një marrëveshje paszgjedhore për një koalicion me LSI-në, Gjylameti u përgjigj se ky vendim i takon kryesisë së Partisë Socialiste.

“Është diskutim për tu bërë, do vendoset. Me LSI jemi në një partneritet strategjik, nuk ka qënë për çështje pushteti. Kjo gjë do diskutohet në kryesinë e partisë”,- shtoi deputetja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?