Dështimi i konsensusit, PD-ja në mbledhje të jashtëzakonshme të grupit
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha pritet të mbledhë grupin parlamentar.
Mbledhja jashtë axhende u njoftua menjëherë pas dështimit të takimit Rama-Basha.
Mësohet se lideri i opozitës do të informojë deputetët në lidhje me takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama që shoqërohej në takim nga Fatmir Xhafa dhe Petrit Vasili.
Pritet që në mbledhjen e grupit të përcaktohet edhe qëndrimi që do të mbajë PD në lidhje me reformën në Drejtësi, pas paralajmërimit të kryeministrit për të dërguar draftin për miratim në Kuvend.

