Dështimi me negociatat, PS mendon për zgjedhje të parakohshme? Balla mbledh Asamblenë e PS-së në Greqi

Kur na ndajnë afro dy javë nga vendimi i Brukselit për çeljen ose jo të negociatave me Bashkimin Europian dhe në një kohë që sinjalet për këtë çështje nuk duket aspak pozitive, Partia Socialiste po merr masat për ti paraprirë zgjedhjeve të parakohshme.

Kjo pasi opozita ka ngritur “flamurin e bardhë” deri në datën 28 qershor kur pritet të shprehet zyrtarisht Brukseli. Dhe në rast të një refuzimi të radhës për negociatat, atëherë është paralajmëruar aksion i fortë me protesta ku do të kërkohet dhe dorëhejqa e kryeministrit Edi Rama.

Dhe në këtë klimë politike, socialistët tashmë kanë nisur organizimin e bazës së saj jo vetëm në rrethe, por edhe në emigracion. Në këtë kuadër, të shtunën do të udhëtojë drejt Greqisë personalisht numri 2 i selisë rozë, Taulant Balla, i cili do të mbajë një mbledhje të zgjeruar të Asamblesë së PS-së Dega Greqi, takim ky që do të zhvillohet pasditen e 16 qershorit në Selanik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se Sekretari i Përgjithshëm i PS-së do të shoqërohet edhe nga Sekretari për Diasporën në PS, Stefan Çipa, ku do të jenë të gjithë koordinatorët e PS-së në gjithë Greqinë, dhe në fokus të punimeve të kësaj Asambleje do të jetë aktualiteti politik dhe ekonomik në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të nderuar bashkatdhetarë, të shtunën me 16/06/2018 dhe ora 18.30 do të zhvillohet në Grand Hotel Palace në Selanik mbledhja e zgjeruar e Asamblesë së PS Dega Greqi. Mbledhjen e kryeson Sekretari i Përgjithshëm i PSSH, zoti Taulant Balla, si dhe Sekretari për Diasporën, zoti Stefan Çipa. Emigrantët socialistë si pjesë e pandarë e aktualitetit dhe e volumit politik dhe ekonomik do të jenë pjesë e pandarë e kësaj mbledhje. Mbledhja koordinohet nga Kryesia e PS Dega Greqi, me mbështetjen e fuqishme të gjithë koordinatorëve dhe emigrantëve socialistë të Greqisë së Veriut. Ju mirëpresim në këtë takim ku do të dëgjohet fuqishëm zëri juaj”- thuhet në një njoftim të shpërndarë nga socialistët e Greqisë përmes rrjeteve sociale.

/ Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?