Ja si marrëveshja Rama-Basha goditi partitë e vogla
Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, në një nga pikat që u diskutua shumë dhe nuk u pranua, ishte që në zgjedhjet e 25 qershorit, nuk do kishte koalicione, të gjithë të vetëm në garë. Ashtu u bë, në votimet e së dielës në listën e votimit ishin të rënditura 18 parti, pa asnjë koalicion.
Zgjedhjet faktuan edhe një të vërtetë të madhe, “goditjen” e partive të vogla. Bëhet fjalë për FRD-në e Bamir Topit, e krijuar nga disa figura të larguara nga PD-ja.
Sfida e drejtuar nga Gjergj Bojaxhi, që në zgjedhjet lokale mori disa mijëra vota, këtë herë ka dështuar duke marrë pak më shumë se 3500 vota në të gjithë Shqipërinë. Ky i fundit dje dha dorëheqjen nga drejtimi i Sfidës.
FRD-ja e Bamir Topit ka shkuar tek 5 mijë votat, e duke mos marrë asnjë më tepër.
E vetmja parti e re që mori vota ishte Libra e Ben Blushit që mblodhi 19664 vota, por që nuk nxori asnjë deputet. Këtë herë Kuvendi nuk do ta ketë Ben Blushin, e larguar nga PS-ja, pak më shumë se 1 vit më parë.

KOHA JONË SONDAZH

