Dështon raundi i dytë për KLGJ dhe KLP, miratohet aeroporti i Vlorës

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur as në këtë raund të dytë, që të miratojë lista e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Duhen të paktën 93 vota pro që të miratohen këto dy lista që iu paraqitën Kuvendit. Sakaq, janë miratuar edhe disa projektligje të tjera të rendit të ditës.

Seanca

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca plenare e kësaj të enjte është shoqëruar me tensione dhe debate që në nisje të saj, kur deputeti i PD, Edmond Spaho nuk foli për çështjet e rendit të ditës, por për ekstradimin e Nezar Seitit. Pas kësaj Ruci ndërpreu fjalën dhe deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Kuvendit përjashtoi Edmond Spahon nga seanca, por deputetet e opozitës vijuan të qëndrojnë përballë foltores dhe nuk kanë pranuar të flasin për rendin e ditës. Deputetët e opozitës vijuan thirrjet ‘Hajdutë, kriminelë’.

Në rend dite është miratimi i listës së kandidatëve për KLGJ dhe KLP, por kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi 20 minuta pushim për mbledhje grupi.

“Sa herë që votohen ligjet për reformën në drejtësi opozita e bllokon. Ne kërkojmë 20 minuta pushim për të bërë një mbledhje grupi”- tha Balla.

Pas rinisjes së seances për herë të tretë, Ruci tha se PD dhe LSI kanë depozituar kërkesë për interpelancë urgjente e cila sipas rregullores do të mbahen javën e ardhshme.

“Sot është depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente nga PD dhe LSI dhe në mbështetje të rregullores do të zhvillohet në seancën e ardhshme”- tha Ruci.

Por pavarësisht tensioneve dhe thirrjeve të deputeteve të opozitës, mazhoranca miratoi pr.ligjin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës me 74 vota pro, ndërsa propozimi i PD për ndryshimin e ligjit të arsimit nuk u miratua. Gjithashtu u rrëzua edhe lista për KLP dhe KLGJ, pasi mori 73 vota nga 93 që duhen.

Kujtojmë se seanca e sotme plenare është shoqëruar me tension dhe brohoritje, pasi prej fillimit të seancës, deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, dhe kanë bërë zhurmë duke përplasur tavolinat dhe duke thirrur “hajdut dhe kriminelë”.

993fcb09-bf5a-4d11-81ff-5756aafaf470
207f16d2-7228-435b-a709-e1c9a5219a39

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?