FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detajet e negociatave. Ambasadori Lu-Bashës: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë..

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për faktorin ndërkombëtar dhe rolin e tij në zgjidhjen e krizës politike në vend. Në një studio televizive, aleati i Lulzim Bashës zbuloi detaje gjatë negociatave mes kreut të PD dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.

Pjesë nga deklaratat:

Mediu: Ambasadori Lu është një negociator shumë i mirë. I jashtëzakonshëm. Elementët e presionit kanë qenë brenda. Ambasadori Lu i përdori të gjithë elementët e presionit deri tek një qëndrim i hapur i Departamentit Amerikan të Shtetit kundër opozitës nëse nuk do të pranonte propozimin e Ramës në qoftë se ne nuk do të pranonim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne kishim marrë një garanci. Roli ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka një shprehje të fundit të ambasadorit Lu, po e nxjerr. I kërkoj ndjesë. Ore na tha: Po më nxirrni pa më dhënë gjysmë gote ujë. Zt.Basha i tha se të kemi dhënë një lumë të tërë. Të kemi dhënë mbështetje totale për paketën e propozuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pyetje: Ishte një marrëveshje nën presion?

Mediu: Ishte në bindje të plotë për të bërë atë që ishte më e mira për vendin. Unë nuk jam naiv të besoj se zgjedhjet do të jenë plotësisht të lira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?