“Deti”, Berisha paralajmëron Ramën: Nuk firmos marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta sot ndaj Edi Ramës dhe projektit për të ndërtuar një aeroport me 100 milionë euro në Vlorë. Në një prononcim për mediat pas ndërprerjes së seancës plenare, deputeti demokrat u shpreh se aeroporti në Vlorë po ndërtohet me një vlerë prej 5-fish më shumë se aeroporti i Kukësit. Sipas tij, shpenzimet në mbi 20 milionë euro shkojnë në xhepin e Edi Ramës.
“E konstatuan të gjithë shqiptarët të lidhur me krimin, që mjerisht për këtë popull quhet qeveri, në një akt të pashembullt në historinë e parlamentit, përjashtoi kryetarin e Grupit parlamentar për të krijuar një situatë në të cilën të kalojë arbitrarisht, ligjin e hajnisë më të madhe publike, aeroportit Habilaj, se kështu po e quajnë se po bëhet me një çmim absolutisht 5-6 herë më të madh se aeroporti i Kukësit. Çdo shqiptar duhet ta dijë se çfarë është mbi 20 milionë shkon në xhepat e Edi Ramës dhe individëve të tjerë që kanë lidhje vetëm me luksin dhe pasuritë e tyre të krimit. E bënë këtë të paprecedentë se janë të mbërthyer në një skandal të tmerrshëm. Edi Rama në shkelje të Kushtetutës ka përzënë nga Shqipëria, ka ekstraduar personin kyç të bandës së Habilajve me urdhër të Tahirit vetëm dy ditë pasi ai kishte shprehur vullnetin për t’u bërë dëshmitar i penduar i mbrojtur i drejtësisë. Mjaftoi ky lajm që ai të përzihej me lecka dhe të mbeteshin gjysma e rrobave në qeli duke shkelur Kushtetutën. Sipas saj, ndërprerjen e hetimeve mund ta bëjë vetëm prokurori, askush tjetër nuk bën dot ndërprerjen e hetimit. Me këtë akt nuk mendojnë se po ngjallin urrejtje tek shqiptarët”- tha Berisha.
Ish kryeministri akuzoi pasardhësin e tij në Kryeministri se po i jep Greqisë fushën e gazit më të madh në Mesdhe dhe paralajmëroi se nuk do të firmosë marrëveshjen pa shkelur më parë në trupat e tyre.
“Përjashtoi kreun e Grupit parlamentar të PD sepse ka bërë aktin më të madh në historinë e këtij vendi: Bëri pazarin e kufirit detar me Greqinë ku ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerimin e ujrave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se është propagandistike, gënjejnë veten e tyre aio e ka 100 % të vërtetë. Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, kjo është 100% e sigurt, por dhe naftës. Sipas marrëveshjes tonë i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancën e baraslarguar marrëveshja e tij është po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete. Ai është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi. Ky nuk mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë se do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë”- tha deputeti demokrat Sali Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

