Dhëndri i Berishës sulmon kundërshtarët e Bashës: Kritikat nuk bëhen në kafene e media

Kreu i departamentit të Mjedisi në PD Jamarbër Malltezi ka reaguar ndaj kritikave të shumta që i janë adresuar Lulzim Bashës, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Dhëndri i Sali Berishës shkruan në profilin e tij në rrjetin social se humbja e PD-së ishte e pamerituar dhe padyshim e vjedhur. Por sërish, Malltezi pranon se ka patur gabime të rënda të lidershipit të PD-së në zgjedhjet e së dielës.

E në këto kushte, dhëndri i Berishës merr “borxh” qëndrimin e djeshëm të ish lidferit historik, duke iu drejtuar kritikëve se replikat duhen bërë brenda forumeve të PD-së… dhe jo nëpër kafene apo media.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Malltezit

Swiss Digital Mobile Reklama

PD eshte krijuar nga studentet dhe intelektualet si parti e njerezve te LIRE nen moton “Liri – Demokraci!”.

Nuk u krijua per pushtet. A kemi mundesi qe gjithkush te thote lirshem dhe me respekt per njeri-tjetrin mendimet dhe qendrimet e tij? Dhe mire eshte qe mendimet tona t’i ndajme ne forumet e PD dhe jo neper media apo kafene.

Kemi njerez me bagazh te madh intelektual dhe me eksperience te madhe ne zgjedhje.

Duhet degjuar zeri i anetareve dhe te forumeve pasi ky rezultat ishte i pamerituar, i vjedhur padyshim, por kishte gabime te renda te PD dhe keto duhet t’i themi per te miren e PD dhe te Shqiperise

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?