Dhjetë vjet nga vizita historike e Presidentit Bush në Shqipëri (FOTO)

Presidenti Xhorxh W.Bush është bërë Presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë (në NATO), unë jam përkrahës i kësaj dëshire”,-tha presidenti amerikan.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?