Dhunimi i mbështetësit të LSI-së, Meta niset drejt Lezhës. Jep një mesazh të “fortë”

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës, ku kryeplaku i një fshati në Lezhë, përfaqësues i LSI, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar.

Ish-kreu i LSI-së, pohoi se fill pas komunikimit të tij me gazetarët, do të nisej drejt Lezhës për të takuar Gjovalin Gjinin, kryeplakun e fshatit Rraboshtë. Presidenti bëri thirrje që t’u jepet fund presioneve.

“Tani do shkojë në Lezhë, do ta takoj kryetaren e LSI të një fshati që është dhunuar atje. Do jap mesazhin e tij atje. Secilit do që u cënohen të drejtat, për të bërë fushatë duhet mbrojtur. Çdo shkelës do të dënohet me nga 5 vite burg, nëse tenton të dhunojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Gjërat duhet të jenë të qarta. Qytetarët kanë dhe 1 javë të shprehin mendimin e tyre. Është e turpshme që nuk kemi distancime. Ilir Meta, Basha, Rama. Kanë vetëm një votë, si çdo qytetar i Shqipërisë, ndaj duhet të heqin dorë ndaj presioneve. Është një proces demokratik i pakthyeshëm që s’e ndal dot. Secili duhet të bëje detyrën e tij dhe askush nuk i pengon dot”, tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?