FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhurata e Ramës për qytetarët e Tiranës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar rritjen e çmimit të ujit. Në një postim në rrjetin social facebook, ish-kryeministri thekson se rritja e çmimit të ujit në Tiranë është dhurata e parë e qeverisë së Edi Ramës, pasi ky i fundit mori timonin i vetëm.

“Bashkia e Tiranës, në ujdi të plotë me qeverinë vendosi rritjen nga 100 në 200 lekë pra 100% të tarifës mujore fikse dhe rritjen nga 45 në 65 lekë të çmimit për metër kub të ujit për familjarët”, shkruan ish-kryeministri.

Kjo rritje sipas Berishës, rëndon ndjeshëm buxhetin familjar dhe bizneset shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërkohë Shqipëria, e konsideruar Norvegji e rajonit për pasuritë ujore, jo që nuk duhet te rrisë çmimin e ujit por mund të ndjekë shembullin e Austrisë dhe të ndonjë vendi tjetër që iu sigurojnë qytetarëve të vet ujë rubineti të pijshëm falas”, thekson ish-Kryeministri Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?