Diaspora shqiptare: Shembja e Teatrit akt i shëmtuar

Shembja e Teatrit Kombëtar

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), përmes një deklarate ka reaguar rreth shembjes së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, duke e quajtur një akt të shëmtuar dhe jo demokratik. Gjithashtu ky Këshill ka kërkuar nga partitë në Shqipëri që t’ia sigurojnë diasporës të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës së vitit 2021.
KKD shton se ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shembja e godinёs sё Teatrit Kombёtar. “Momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me mendim ndryshe, na shqetёson pasi vihet seriozisht në diskutim e ardhmja e Shqipёrisë, si njё shtet demokratik. Ështё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, një nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar. Shoqёria shqiptare nё kёtё periudhe të paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte të panevojshme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve ditën e shembjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik”, thotë KKD.
KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, thotë se ёshtё institucion i pavarur.
Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megallomane dhe shpesh hakmarrёse të qeverive tё ndryshme. Dhe kjo për vendin tonë ka qenë me kosto të lartë, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё rezervё veprimet e Qeverisё pёr shembjen e Teatrit Kombëtar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shembjen dhe ushtruan dhunёn”, thuhet në reagim.
KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjeve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe që karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё.
Kërkojmë nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetëm konform ligjit. Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit”, thotë KKD.
Ajo kërkon që sa më parë diasporës shqiptare t’i mundësohet e drejta e votës.
E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me Kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021. Ështё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё mardhёniet e saj me qeverinë e vendin amё”, thotë KKD.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?