FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Diplomati grek: Ballkani s’mund të jetë rezervuar i fuqisë së lirë punëtore për BE

Ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Giorgos Katrougalos përfaqësoi Greqinë në samitin informal të Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor (WB6), në Durrës.
Tema kryesore e takimit ishte nxitja e integrimit ekonomik rajonal. Ministri i Jashtëm Plotësues në fjalën e tij iu referua qëndrimit të palëkundur grek në favor të perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit, duke theksuar nismat e fundit për mbështetjen e stabilitetit politik dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon.
“Shembull domethënës i kësaj politike ishte marrëveshja e Prespës, por Greqia ka zhvilluar në mënyrë sistematike marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe me të gjitha vendet e rajonit dhe ka bërë marrëveshje ndihme nga eksperienca e saj më të gjitha vendet ballkanike kandidate për në BE”,- tha Katrogulas.
Diplomati grek shtoi se Greqia mbështet dhe nxit me zell politika integrimi dhe ndërveprimi ekonomik, veçanërisht në fushat e trasnportit dhe të energjetikës.
Katrougalos nënvizoi, gjithashtu, se “së bashku me dimensionin ekonomik të zhvillimit, duhet ti jepet rëndësi e veçantë dhe anës së saj sociale. Nuk do jetë në interesin e popujve të rajonit që ata të jenë rezervuarë i fuqisë së lirë punëtore për vendet e tjera europiane. Përkundrazi, do të duhet të synojnë të nxjerrin në pah avantazhet e tyre strategjike krahasuese në përmirësimin e produktivitetit, nëpërmjet investimeve në kapitalin njerëzor dhe politikave të fuqizimit të shtetit social,të drejtave dhe aftësive të punëtorëve të tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?