FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e drejtësisë, Rama thumbon opozitën: Duan t’na kthejnë 20 vite pas

Kryeministri Edi Rama ka uruar “mirëmëngjes” në Ditën Kombëtare të Drejtësisë me një “kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia”.

Ngjitur me foton ku duket çadra e protestës së Partisë Demokratike, e cila ndodhet para godinës së kryeministrisë prej më shumë se 80 ditësh, Rama shkruan: “Këtu janë ngujuar politikanë për të bllokuar Vettingun, dhe janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite më pas”.

Postimi i plotë i Ramës

Swiss Digital Desktop Reklama

MIRËMËNGJES

Swiss Digital Mobile Reklama

dhe ju uroj gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë me këtë kartolinë të bunkerit të fundit të frikës nga drejtësia, ku janë ngujuar politikanë që për të bllokuar Vetingun dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi, janë gati të na rindajnë për së gjalli nga Europa e të na kthejnë 20 vite pas, në vitin e mbrapshtë ’97
Në këtë 104 vjetor të hedhjes së themelit të sistemit të drejtësisë shqiptare nga Qeveria e Ismail Qemalit më 10 maj 1913, shqiptarët janë më pranë se kurrë aspiratës së tyre shekullore për një Shqipëri me DrejtësiShtetPunëMirëqenie; një Shqipëri që nis zbatimin e Vetingut dhe ulet në tryezën e negociatave për anëtarësim në Familjen Europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?