Dita e Europës, Meta: Mirënjohës themeluesve të projektit
Në kuadër të aktiviteteve për ditën e Europës, Kuvendi në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimi Europian, organizuan dhe aktivitetin “Dyert e Hapura për Rininë”.
I pranishëm ishte krye i kuvendit në detyrë, dhe presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i cili në fjalën e tij falënderoi themeluesit e projektit të Europës së bashkuar.
“Sot festojmë ditën e Evropës. Ne sot duhet të jemi mirënjohës ndaj baballarëve themelues të këtij projekti ambicioz. Ish-kryeministri britanik Churchill vetëm një vit pas përfundimit të luftës së 1 të botërore kërkoi krijimin e një Evrope të bashkuar”, tha Meta.
Meta gjithashtu u ndal dhe tek roli i të rinjve dhe uroi të jenë më tepër pjesëmarrës në kuvend.
“Sot në Shqipëri s’ka vend më domethënës se ky parlament të reflektojmë. Vetë kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembull për të rinjtë. Ne do demonstrojmë se jemi në lartësinë e vlerave europianiste. Dëshira ime në këtë ditë është të mbushet me të reja dhe të rinj, jo vetëm pjesëmarrës këtu por edhe në parlamentin e ardhshëm. Fuqia e rinisë mund ta çojë përpara këtë vend. Falë projektit të paqes, të rinjtë nuk zgjedhin armët. Duhet më tepër dialog dhe më pak arrogancë”, tha Meta.
KOHA JONË SONDAZH

