Dita e Flamurit, Presidenti Meta: Emocion që isha në Vlorë
Sot është dita e Pavarësisë, një festë e madhe për të gjithë shqiptarët kudo në botë. Me rastin e 28 nëntorit, në qytetin e Vlorës është zhvilluar një ceremoni e veçantë për ngritjen e flamurit kombëtar.
Pasi uroi shqiptarët me një poezi të recituar nga dy nxënës shqiptarë të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u pritur nga truproja e nderit në Vlorë ku vendosi kurorë me lule tek vendi ku prehet Ismail Qemali.
Për gazetarët, Kreu i Shtetit ka thënë se përkulet me respekt para veprës së Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar. “Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen. Emocion i veçantë të merrja pjesë sot në Vlorë, “kryeqytetin” e Festës së Pavarësisë, në ceremoninë shtetërore për nder të simbolit më përbashkues të shqiptarëve. Përkulem me respekt para veprës së përjetshme të themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali”,-u shpreh Presidenti Meta për gazetarët.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruci si dhe personalitete të tjera të politikës. Më 28 Nëntor të vitit 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga patriotët e drejtuar nga Ismail Qemali.
KOHA JONË SONDAZH

