Ditë e zezë, Berisha: Shqipëria i dorëzon sot Greqisë 1200 km2 det
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar takimin që pritet të zhvillohet sot në Londër midis Edi Ramës dhe Aleksis Tsipras. Berisha e konsideron një ditë të zezë në historinë e kombit shqiptari, pasi pretendon se Tirana do i dorëzojë detin dhe nderin e saj Greqisë. Ai thekson se me marrëveshjen e re, Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte dhe metër kumb gazi.
Reagimi i Sali Berishës:
Dite e zeze ne historine e kombit shqiptar! Shqiperia dorezon detin dhe nderin e saj Greqise! Miq, sot ne Londer, Jorgo Zografi i dyte, Edvin Kristaq Rama ne ne nje akt madhor te tradhetise kombetare se bashku me Ciprasin e Greqise vendos:
–Coptimin e ri te dyte pas vitit 1913 te trojeve shqiptare. Ne kete coptim, te bazuar ne nje marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,
–Greqia i merr Shqiperise 1200 km siperfaqe deti dhe
–Triliona fuçi nafte dhe meter kub gazi, pra fushat e gazit dhe te naftes me te medha te Mesdheut. Sipas kesaj marreveshje, ne nje akt grabitqar ndaj Shqiperise, Greqia zgjeron ujerat e saj territoriale nga 6 ne 12 km nderkohe qe me dy fqinjet e tjere, Italine dhe Turqine, ajo ka firmosur per vetem 6 km.
Por perveç kesaj, Jorgo Zografi i dyte sot ne Londer tradheton, poshteron dhe dorezon nderin e kombit shqiptar, ai vendos qe te fshije nga faqja e dheut fjalet ‘çam’ dhe ‘çameri’ dhe, si njeri nga armiqte me te eger ne historine kombetare te shqiptarve, ai shkelmon mbi historine, sakrificen, genocidin e çameve dhe çamerise martire.
Miq, kjo dite e zeze fton shqiptaret t’i tregojne nje minute e me pare vendin e merituar Jorgo Zografit te dyte dhe t’a hedhin ne koshin e pleherave te tradhtareve te kombit shqiptar! sb
KOHA JONË SONDAZH

