FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Djali i Berishës ngacmon Ramën: Lepuri brenda të marrit e di mirë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të tërhequr nga gara kandidatin për zgjedhjet për kreun e ri të Bashkisë Kavajë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, djali i ish-kryeministrit thumbon kryeministrin Rama, duke u shprehur se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë.

“Lepuri brenda të marrit e di mirë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën për mediat pasditen e sotme, kreu i qeverisë i përcoll kryedemokratit Basha mesazhin se do të ketë afat deri të dielën më 7 maj që të arrijnë një marrëveshje. Në të kundërt sipas Ramës, duke filluar nga 8 maji do të nisë fushatën zgjedhore për 18 qershorin. Sipas Ramës, me apo pa PD, zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen më 18 qershor, siç është dekretuar nga presidenti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?