FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Djali i tij në listën e PD, Fahri Balliu: Nëse Basha humbet, duhet të largohet

Fahri Balliu u ndal tek figurat e rëndësishme të Partisë Demokratike që janë lënë jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në Top Story ai tha se këto figura me rolin dhe pozicionet që kanë mbajtur në qeverisjen e demokratëve kanë patur përgjegjësi në humbjen e 2013.
“Fakti që njerëzit që nuk janë në lista, nuk janë se nuk kanë vlerë dhe kontribute brenda Partisë Demokratike, por në fund të fundit kishin një përgjegjësi në rënien e 2013, ku lanë vetëm kryetarin që të jepte dorëheqjen dhe vetë nuk bënë asnjë autokritikë”, tha ai.
Sipas Balliut, me emrat e përzgjedhur, Basha tregoi se është një njohës i mirë i politikës, ndërsa rezultati i 25 qershorit duhet të përcaktojë fatin e tij.
“Basha tregoi me një stil të veçantë që e njeh politikën dhe këtë e bëri me listën. Ai do të gjykohet për këtë listën, nëse fiton qëndron dhe nëse humbet duhet të largohet”, tha ai.TCH

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?