“Do shohim sa të pastra i keni duart”, Rama i përvishet qytetarit: Mos u bëj merak!
Kryeministri Edi Rama sot reagoi me një postim në Facebook për Vettingun, i cili solli një reagim shumë të madh nga komentuesit.
Ndër komentet e shumta kur Rama pyetej për procesin dhe për gjyqtarët, dikush i shkruan nëse ai është gati që ta bëj vettingun. Komentuesi i shkruan nëse Rama është i gatshëm që të bëj dhe ai vettingun apo jo, për të parë sa i pastër është. Ndërkohë që shefi i qeverisë deklaron se ai i ka duart të pastra prandaj ai i është futur pastrimit të drejtësisë.
Komentuesi: Sh. Mire me vetingun ne drejtesi…por a do te kete nje veting per ju politikanet? Atehere do te quhet tamam drejtesi kur te gjithe juve te kaloni ne siten e vetingut, dhe do shohim sa te “pastra” do ti keni duart
Rama: Per duart e mia mos ki merak se po mos t’i kisha te pastra nuk i hyja pastrimit te drejtesise dhe mesoje qe Vetingun e politikaneve e bejne gjykatat e pastruara, prandaj po behet reforma.
KOHA JONË SONDAZH

