FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Do zëvendësohet me drejtues teknik tek ALUIZNI, Artan Lame: Tani e kuptova që jam politik

Artan Lame, drejtori i ALUIZNI­t, është një ndër emrat që do të lërë detyrën dhe në krye të institucionit do të vendoset një ministër teknike. ALUIZNI është një ndër 5 drejtoritë që do të ketë ndryshime të drejtuesve, sipas marrëveshjes Rama-Basha të arritur dy ditë më parë.

Edhe pse shpesh është përfolur se Lame nuk është një figurrë mirëfilli politike, ai është një prej drejtuesve që do të duhet të lërë institucion që drejton prej gati 4 vitesh.

I pyetur sesi e komenton këtë lëvizje, Lame për “opinion.al” është shprehur se “Kur emri im diskutohej në Partinë Socialiste, kishte gjithmonë nga ata që më konsideronin vetëm njëri teknik dhe jo politik. U desh marrëveshja Rama­Basha, që të kuptoja se isha njeri politik dhe jo teknik”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?