Doda publikon tjetër VIDEO: Votat në drejtim të paditur. S’keni parë gjë akoma
Deputetja aktuale e PDIU-së, Mesila Doda publikoi një tjetër video që tregon si i janë vjedhur votat kësaj force politike në Tiranë.
“Siç e premtuam… akti i dyte i numerimit “korrekt” ne mes te Tiranes. Vota e PDIU iken ne drejtim te paditur…
Eshte vetem nje prej shume akteve qe do ndiqni ditet ne vazhdim…
S’keni pare gje akoma…”, – shkruan Doda në “Facebook”.
Kujtojmë se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili kandidonte për këtë qark nuk ka siguruar dot votat për të marrë mandatin. Për këtë arsye kjo forcë politike konteston duke theksuar se i janë vjedhur votat.
Edhe Sali Berisha publikoi para pak orësh një video ku tregohej si votat e PDIU-së i kalonin Partisë Socialiste.
https://www.facebook.com/mesiladoda/videos/10156350076768662/
KOHA JONË SONDAZH

