Dokumenti/Luan Rama: Zhdukja e Akademisë u projektua para 25 qershorit

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka publikuar një dokument të qeverisë që tregon se projekti për shkrirjen e Akademisë së Shkencave, që u langua me dy mesazhe në Faebook nga Kryeministri Edi Rama dy ditë më parë, ka qenë i programuar shumë më herë.

“Farsa e Akademisë” qenka farsë e qeverisë! Në dokumentin e më poshtë,  projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve që do të krijohet, është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor!”,- shkruan Luan Rama në Facebook.

Sipas dokumentit të publikuar nga Luan Rama, projekti parashikon që Akademia e Shkencave të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj qëndrimet që ka mbajtur kryeministri Edi Rama dy ditët e fundit lidhen vetëm me projektin qeveritar dhe jo nevojën për reformimin e qeverisë. Sepse Akademia e Shkencave, në rregulloren e saj ka si kriter pavarësinë nga ekzekutivi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?