FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Donald Lu i shkon në zyrë Bashës, takim ‘kokë më kokë’

Ambasadori i SHBA-së Donald Lu është duke zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Biseda mes tyre mësohet se po zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike.

Takimi mes Bashës dhe Lu vjen vetëm 2 ditë pasi mazhoranca zgjodhi me 69 vota prokuroren e re të përkohshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita pati një përplasje të ashpër me mazhorancën, ndërsa zgjedhjen e kryeprokurores e quan si antikushtetuese pasi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e saj, ambasada e  SHBA me anë të një deklarate dënoi atë që ajo e quajti dhunë në parlament, por nga ana tjetër nuk përmendi në asnjë rresht dhunën që ushtroi policia ndaj deputetes së LSI-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?