Trump: Shqiptarët, popull i fortë dhe agresiv. Mund të nxehen dhe jemi në luftë
Në një intervistë për televizionin amerikan “Fox News”, Presidenti Donald Trump ka vijuar kritikat ndaj NATO-s. Presidenti amerikan shigjetoi jo vetëm aleatët, që ia kanë lënë Shteteve të Bashkuara gjithë barrën e shpenzimeve për mbrojtjen, por edhe traktatet që i konsideron të padrejta.
Prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, theksoi se anëtarësimi i NATO-s i detyron shtetet të mbrojnë çdo anëtar tjetër që është sulmuar. “Le të themi se Mali i Zi, i cili u bashkua vitin e kaluar, është sulmuar. Pse duhet im bir të shkojë në Mal të Zi për ta mbrojtur atë nga sulmi?” pyeti Carlson. Trump u përgjigj duke hedhur dyshime mbi këtë shtyllë kryesore të aleancës ushtarake perëndimore.“E kuptoj shumë mirë atë që po thua. Edhe unë kam bërë të njëjtën pyetje,” tha Trump.
Trump ka folur edhe nëse SHBA do të hynte në luftë për të mbrojtur Shqipërinë dhe Malin e Zi. “…ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore”,- është shprehur Trump duke ju përgjigjur gazetarit.
Pjesë nga intervista:
Gazetari Tucker Carlson: Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë anëtarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Për shembull, nëse sulmohet Mali i Zi që u anëtarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi?
Presidenti i SHBA, Donald Trump: Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë.
Gazetari Tucker Carlson: Jo vetëm Mali i Zi, ndoshta Shqipëria.
Presidenti i SHBA, Donald Trump: Meqë ra fjala… edhe ata janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në Luftën e Tretë Botërore.
Intervista e Donald Trump (anglisht)
KOHA JONË SONDAZH

