Dorëheqja e Ministrave, deputeti i PD-së: Vendi sërisht në mëshirë të Ramës
Pas kritikave për mos dorëheqjen e Ministrave të PD-së nga qeveria Rama, këtë të fundit nesër dorëzojnë deyrën e marrë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Por për deputetin e PD-së, Gent Strazimiri, dorëheqja e ministrave, e kanë vënë vendin të mëshirë të Kryeministrit Rama. Në një postim në facebook, deputeti shpreh se bandat marrin kontrollin.
“Vendi nga sot është PËRSËRI TËRËSISHT në mëshirë të shullazëve, habilëve, escobarëve… të papulëve, carapulëve e vilmave, të mjerove ruralë që sot vendosin se çfarë duhet t’u fshihet shqiptarëve e si duhet t’u deformohet e vërteta që t’i pëlqejë bandës! Nga sot, vendi është në mëshirë të Edvin Ramës”, shkruan deputeti.
Strazimiri ka falenderimet dhe ka shprehur mirënjohjen për punën e Ministrave të PD-së por shton se ata ishin “përballë një makinerie shtetërore të kriminalizuar deri në palcë! Qëndruan madje deri në minutën e fundit, edhe kur gjithçka dukej e kotë”!
Postimi
Falenderim dhe mirënjohje për këta zonja e zotërinj që morën përsipër të përfaqësojnë e të mbrojnë të drejtën dhe ligjin, përballë e në mes të një makinerie shtetërore të kriminalizuar deri në palcë! QËNÐRUAN madje deri në minutën e fundit, edhe kur gjithçka dukej e kotë! Sot, me dorëheqjet e tyre vendi është më i pasigurtë, më i pambrojtur nga krimi e korrupsioni… Vendi nga sot është PËRSËRI TËRËSISHT në mëshirë të shullazëve, habilëve, escobarëve… të papulëve, carapulëve e vilmave, të mjerove ruralë që sot vendosin se çfarë duhet t’u fshihet shqiptarëve e si duhet t’u deformohet e vërteta që t’i pëlqejë bandës! Nga sot, vendi është në mëshirë të Edvin Ramës!
KOHA JONË SONDAZH

