Dorëheqja e parë nga kryesia e PD

Pas shpalljes të rezultatit të garës në PD dhe e rikonfirmimit të Lulzim Bashës në krye të PD-së për një tjetër mandat, ka ardhur edhe dorëheqja e parë në kryesinë e partisë.

Përmes një deklarate të bërë publike në rrjetin social në facebook, kreu i departamentit të ish-të përndjekurve në PD, Tomorr Alizoti, është shprehur se në përfundim të votimit të anëtarësisë së PD për kryetarin e saj, jep dorëheqjen nga detyra e drejtorit në këtë departament dhe nga ajo e anëtarit të kryesisë.

Ky vendim sipas tij, ka ardhur pas humbjes dramatike të PD-së në zgjedhjet e përgjithshme, ku u bë pjesë e grupit që kërkoi dorëheqjen e Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mbrojta qendrimin se z Lulzim Basha ishte pergjegjes kryesor per kete humbje dhe duhej te dorehiqej ne menyre qe partia te niste nje proces reflektimi dhe ringritjeje. Doreheqja do te ishte nje akt demokratik i nevojshem dhe nje pranim i vertete i pergjegjesive”, shkruan Alizoti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shton se mbetet mbështetës i paepur i PD dhe i së djathtës. “Shpresoj qe ajo shume shpejt te zere vendin qe meriton. Mirenjohje te thelle per te gjithe mbeshtetesit”, përfundon shënimin në Facebook e tij, Tomorr Alizoti që sot është tërhequr nga funksionet e tij në PD”, thotë Alizoti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?