Dorëheqja e teknikëve. Reagon PD
Pas largimit te ministrave teknike nga kabineti Rama vjen reagimi i pare nga ana e demokrateve.
Deputeti i sapozgjehdur Tritan Shehu me nje postim ne faqen e tij ne Facebook, teksa e quan doreheqjen e tyre fundin e nje spekulimi kukuvajkash ndaj PD-se, thekson se tashme nis nje opozite te vertete, “e domosdoshme kjo per vendin e rrugen e tij te integrimit, ne keto momente shume te veshtira per ate e te ardhmen tone, ndoshta edhe historike”.
Postimi i Tritan Shehut:
FUNDI I NJE SPEKULLIMI “KUKUVAJKASH” NDAJ PD-se.
Do largohen apo jo ministrat teknike te PD nga Qeveria, do te kete koalicion PD-PS, apo ndonje prej tyre do te vazhdoje ne Qeverine Rama 2!?
Ishin “fantazite” e kesaj vere duke i shtuar edhe dilemen e fabrikuar per koalicionin PD-LSI!
Shumica e ketyre zerave “te shqetesuar”, vecse tentuan te perhapin nje mjegull per PD, te krijojne konfuzion me ate e brenda saj, apo ta kompleksojne edhe per vendimet e se ardhmes.
Besoj se tashme, mbas doreheqjes formale dhe deklaratave dinjitoze te ministrave, ka ardhur koha qe keta “orakuj” se paku te heshtin, per t’i lene vendin te vertetes dhe realitetit.
PD sic eshte deklaruar, do te jete epiqendra e opozites tone, ne mbrojtje te Shtetit Ligjor, Qytetarit te lire e vlerave Europiane e Perendimore.
E gjithe ecuria e kesaj periudhe tregoi vecse se PD dhe Basha dine te respektojne institucionet, shtetin shqiptar (pavaresisht kush qeveris), impenjimet , edhe nese pala tjeter nuk e ben kete gje, duke dhene keshtu nje shembull pergjegjeshmerie e transparence.
Kjo eshte nje tjeter premise per nje opozite te vertete, e domosdoshme kjo per vendin e rrugen e tij te integrimit, ne keto momente shume te veshtira per ate e te ardhmen tone, ndoshta edhe historike.
KOHA JONË SONDAZH

