Drejt skadimit afati për hetimin e Tahirit

Hetimi ndaj ish – ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duket se do zgjasë edhe pas muajit Tetor, kohë kur përfundon afati i hetimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të kërkojë për herë të dytë kohë për të mbledhur prova kundër tij. Megjithate muaji Shtator pritet të jetë deçiziv për fatin e hetimit. Prokurorët e çështjes kanë dalë në punë edhe në gusht.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive te mbërritura nga Greqia dhe janë në pritje të informacioneve të dy letër-porosive të dërguara në Itali dhe një tjetre në Mal të Zi. Në këto dy vende, Tahiri ka kryer disa levizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj ish-ministrit prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale. Por deri tani, pas gati 10 muaj hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe për pjesën tjetër të personave që janë në hetim për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e grupit të vëllezërve Habilaj, nuk janë gjetur pasuri të pajustifikuara. Megjithatë janë duke u kryer edhe disa veprime të tjera hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar.

Tv Klan 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?