Dritan Ylli i kundërpërgjigjet Spiropalit: I re shumë gjatë për të thënë që LSI është Yll Drite

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër, Dritan Ylli i është rikthyer polemikave e tij me socialisten Elisa Spiropali kur LSI kishte kërkuar “qeveri besimi” për të bërë të mundur praninë e opozitës në zgjedhje.

Menjëherë pas reagimit të Spiropalit, e cila shkon edhe më tej në kritikat e saj duke mos komentuar vetëm qëndrimin e Dritan Yllit, por gjithë LSI-së për rolin që kjo forcë politike pati gjatë krizës. Në kundërpërgjigjen e tij, Ylli ironizon Spiropalin duke kujtuar që zëdhënësja e PS-së që kandidon për deputete në Korçë i kishte rënë shumë gjatë për të thënë që ai dhe LSI-ja janë “Yll Drite”.

“Sa gjatë i paska ra një zëdhënëse kandidate e PS, për të më thënë mua dhe LSI, që jeni Yll Drite ! Po, ke të drejtë shoqja kandidate; Shqipëria me Ilir Metën President dhe LSI drejtuese në qeverisje, Yll Drite do bëhet! Ju do keni shansin ta shijoni të parët!

Swiss Digital Desktop Reklama

p.s. Shumë faleminderit për komplimentin, sinqerisht! LSI #njeshanspertegjithe”- mbyll reagimin e tij kandidati i LSI-së në Shkodër, Dritan Ylli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?